SPAK godet grupin e Rrajave ne Fushe Kruje, arrestohen gjashte persona per trafikun e droges

Forcat e policise zhvilluan ne oret e para te mengjesit nje operacion te zgjeruar ne zonen e Fushe Krujes, ku u ekzekutuan gjashte masa sigurie te leshura nga Prokuroria e Posacme. Aksioni, i zhvilluar ne bashkepunim me SPAK, perfundoi me arrestimin e gjashte personave, ndersa kater te tjere po kerkohen.

Sipas te dhenave paraprake, te arrestuarit dyshohen per trafikim te lendeve narkotike dhe konsiderohen pjese e nje grupi te strukturuar kriminal. Hetimet e kryera per disa muaj tregojne se grupi kishte ngritur nje skeme te organizuar per transportimin dhe shperndarjen e droges brenda dhe jashte vendit.

Ne mesin e te ndaluarve eshte edhe Rexhep Rraja, djali i ish deputetit Rrahman Rraja, i njohur prej vitesh nga hetimet e meparshme.

Emrat e te arrestuarve:

Marvin Bushati
Agim Nina
Sokol Qaja
Gazmir Rraja
Perparim Rraja
Rexhep Rraja

Gjate kontrollit te banesave, ambienteve te tjera private dhe mjeteve te personave te dyshuar, policia sekuestroi prova te cilat pritet te ndihmojne ne zgjerimin e hetimit. Burime hetimore bejne te ditur se grupi vepronte me role te percaktuara dhe me ndarje te qarte detyrash.

Fushe Kruja eshte nje zone qe prej kohesh mbahet nen vezhgim nga policia dhe SPAK, per shkak te aktivitetit te shtuar kriminal. Aksioni i sotem konsiderohet nje goditje e rendesishme ndaj rrjeteve te trafikut te droges ne kete territor.

Pritet qe institucionet te publikojne nje komunikim zyrtar per zhvillimet e operacionit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033