Në prag të festave të fundvitit, stafi i “Berber LENI” ka ndërmarrë për të katërtin vit radhazi një nismë solidariteti, duke ofruar ndihmë për familje në nevojë.
Kjo iniciativë është kthyer në një traditë për stafin, i cili çdo vit angazhohet për të mbështetur familje që përballen me vështirësi ekonomike, me qëllim që festat të përjetohen me më shumë dinjitet dhe shpresë.
Nisma e “Berber LENI” vlerësohet si një shembull i përgjegjësisë sociale, duke treguar se edhe iniciativa të vogla mund të kenë ndikim të rëndësishëm për familjet që kanë nevojë për mbështetje, veçanërisht gjatë festave.