Sokol Balla paraqitet në SPAK, merret në pyetje për çështjen Balluku

Gazetari dhe Drejtori i Përgjithshëm i televizionit “ABC News”, Sokol Balla, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Ai është thirrur nga prokurori Dritan Prençi për t’u marrë në pyetje në kuadër të hetimeve që po zhvillohen lidhur me çështjen ndaj ish-bashkëshortes së tij, Belinda Balluku.

Sipas burimeve, Balla është pyetur si person që mund të ketë dijeni për rrethana që lidhen me hetimin. Ai ka qëndruar rreth një orë në ambientet e SPAK dhe nuk ka dhënë deklarata për mediat pas daljes.

Sokol Balla ka qenë më parë bashkëshort i Belinda Ballukut. Hetimet janë në vijim dhe nuk ka informacion zyrtar për ndonjë status procedural tjetër ndaj tij.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033