Skandali me Bankers, GJKKO zbut masën për 2 CEO-t kinezë, ish-administratorin dhe ish-financierin e kompanisë

GJKKO lehtëson masat për të dyshuarit e skandalit të Bankers, përfshirë 2 CEO-t kinezë, Hong Ping Xiao e Lianyi Wang si dhe ish-financierin e kompanisë, Ardit Kero.

Mësohet se masa nga ‘arrest në shtëpi’ u caktuan masat e ‘detyrimit për paraqitje’ dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Në detyrim paraqitje u la edhe ish-administratori i Bankers, Leonidha Çobo.

Sipas prokurorisë, për 20 vite me radhë, kompania më e madhe e nxjerrjes së naftës në Shqipëri ka shmangur tatimet duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit. Kujtojmë se aksioni në “Bankers Petrolium Albania” u krye nga Prokuroria e Fierit më 2 korrik, e cila ekzekutoi 10 masa sigurie ndërsa në kërkim mbeten ende 4 persona të huaj. Dyshohet se kompania ka bërë deklarime të rreme tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare në një shkallë të madhe.

Gjatë periudhës 2004–2024 kompania kineze akuzohet se ka kryer shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej 532 miliardë lekë, por ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7 miliardë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033