Nga: Ndriçim Gjoshi
Autoritetet kroate kanë ndërmarrë një tjetër masë të rreptë ndaj produkteve bujqësore të importuara nga Shqipëria, duke bllokuar dhe asgjësuar rreth 9 ton fruta dhe perime për shkak të ndotjes me substanca të rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Sipas raportimeve zyrtare:
- 4 ton domate nga Berati u groposën pasi analizat zbuluan praninë pesë herë mbi normën të insekticidit chlorfenapyr, një pesticid shumë toksik. Referuar Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), limiti i lejuar për këtë substancë është *0.01 mg/kg, ndërsa në domatet shqiptare u gjet 0.06 mg/kg.
- Po atë ditë, 5 ton pjeshkë nga Divjaka u bllokuan dhe asgjësuan pas zbulimit të nivelit të lartë të metalit të rëndë nikel, duke ngritur alarmin për kontaminimin e produkteve bujqësore shqiptare.
Ky është një goditje e rëndë për imazhin e Shqipërisë si eksportues , por mbi të gjitha, një thirrje urgjente për institucionet shqiptare që të forcojnë kontrollin e sigurisë ushqimore. Pas rasteve me manderina dhe speca më herët, ky është rasti i tretë brenda një viti që ngarkesa shqiptare refuzohet nga tregu i BE-se për arsye sigurie.
Fermerët eksportuesit , dhe mbi të gjitha qeveria duhet të marrin masa të menjëhershme për të garantuar që prodhimi bujqësor të përmbushë standardet europiane përndryshe pasojat ekonomike dhe reputacionale do jenë afatgjata dhe të rënda.