Situata nga zjarri në Rriban të Mallakastrës është përkeqësuar

Situata nga zjarri në Rriban të Mallakastrës është përkeqësuar, pasi flakët vijojnë të përhapen me intensitet në masivin pyjor me pisha.

Forcat zjarrfikëse nga Patosi, Roskoveci, Mallakastra, Albpetroli dhe Berati janë angazhuar në terren për neutralizimin e flakëve dhe për të parandaluar afrimin e zjarrit pranë banesave.

Për shkak të rrezikut të përhapjes së zjarrit, një familje është evakuuar nga zona si masë parandaluese dhe për arsye sigurie.

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e ekipeve zjarrfikëse. Ndërkohë, forcat në terren vijojnë betejën me zjarrin për të vënë nën kontroll situatën dhe për të mbrojtur banesat dhe zonat e banuara pranë vatrës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033