Gjatë natës, në Qarkun e Korçës janë regjistruar reshje të dobëta dëbore, të shoqëruara me erë të fortë në disa zona, çka ka sjellë përqëndrimin e dëborës në rrugë dhe zona të ndryshme.
Sipas të dhënave të fundit, temperaturat kanë shkuar deri në -7 gradë, kryesisht në zonat malore, gjë që ka rritur vështirësitë në qarkullimin e lirë.
Autoritetet lokale janë angazhuar për mirëmbajtjen e akseve kryesore, ku po punojnë për pastrim, kriposje dhe mbajtjen në gjendje të kalueshme të rrugëve. Në këto kushte, qarkullimi përgjatë këtyre akseve po zhvillohet normalisht, edhe pse përdorimi i pajisjeve dimërore rekomandohet fort për të gjithë drejtuesit e automjeteve.
Nisur nga ulja e temperaturave dhe prezenca e dëborës, autoritetet kanë hapur disa segmente rrugore si Vithkuq-Shtyllë-Panarit, Voskopojë-Lekas, si dhe rrugët lidhëse në Devoll, Pustec dhe Kolonjë. Grupi i punës është aktiv në terren për të siguruar qarkullimin e sigurt dhe të vazhdueshëm.
Nga Bashkia Korçë janë hapur rrugët që lidhin fshatrat Panarit, Trebickë dhe Orgockë, ndërkohë që po punohet gjithashtu për të rikthyer energjinë elektrike në disa fshatra. Sipas njoftimeve, disa zona në Qarkun e Korçës, përfshirë Maliqin dhe Kolonjën, kanë probleme me furnizimin me energji, ku ende nuk është arritur normalizimi i plotë.
Autoritetet kanë njoftuar se punimet për riparimin e defekteve vijojnë në disa zona të izoluar si në Proptisht, ku energjia merret nga Agjencia e Elektros. Gjithashtu, janë angazhuar ekipet e OSSHEE Elbasan për riparimin e linjave të dëmtuara.
Situata e motit mbetet sfiduese dhe kërkon kujdes të shtuar nga të gjithë, veçanërisht drejtuesit e automjeteve që duhet të përdorin pajisjet dimërore për të siguruar udhëtimet. Rekomandohet të shmangen udhëtimet në rrugë të pasigurta, ndërkohë që punët për rikthimin e energjisë elektrike në fshatra janë aktive.