Një 29-vjeçar shqiptar u arrestua në Aprilia pas një ndjekjeje ku plagosi lehtë një karabinier
Një shqiptar 29-vjeçar u arrestua nga karabinierët në zonën e Aprilias, pranë rrugës Nettunense në Itali, pas një kontrolli rutinë që përfundoi me përplasje fizike dhe arrestim. Gjatë kontrollit të dokumenteve, i riu pranoi se nuk kishte leje drejtimi, gjë që e detyroi të tentojë arratisjen në këmbë.
Në përpjekjen për t’i shpëtuar ndalimit, shqiptari u përplas me efektivët, duke plagosur lehtë një prej tyre. Pas një ndjekjeje të shkurtër, ai u kap dhe u identifikua nga policia.
Autoritetet zbuluan se shqiptari ishte i kërkuar me urdhër arresti nga Gjykata e Romës që nga Korriku i vitit të kaluar, për trafikim të lëndëve narkotike, konkretisht kokainë. Ai është monitoruar nga policia italiane që nga viti 2023.
Pas arrestimit, i riu u dërgua në burgun e Latinas, ndërsa automjeti me të cilin udhëtonte u sekuestrua në mënyrë administrative. Hetimet për rastin vazhdojnë nga autoritetet lokale.


