Shqipëria pranon ftesën për Bordin e Paqes për Gazën, Rama shpreh gatishmëri për kontribut aktiv

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që Shqipëria të marrë pjesë si shtet anëtar themelues në Bordin e Paqes për Gazën, një mekanizëm i parashikuar të shërbejë si administratë tranzitore pas përfundimit të konfliktit në Rripin e Gazës.

Në përgjigjen zyrtare drejtuar presidentit amerikan, Rama ka shprehur mirënjohjen për ftesën dhe gatishmërinë e plotë të Shqipërisë për të kontribuar në përpjekjet ndërkombëtare për paqe dhe stabilitet. Kryeministri thekson se ky angazhim pasqyron rolin e Shqipërisë si aleat i qëndrueshëm dhe i besueshëm i Shteteve të Bashkuara.

Rama bën me dije se aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën kërkon miratimin përfundimtar nga Kuvendi i Shqipërisë, në përputhje me procedurat kushtetuese dhe ligjore në fuqi.

Bordi i Paqes pritet të formalizohet në një ceremoni ndërkombëtare, ndërsa pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë iniciativë vlerësohet si një hap i rëndësishëm në politikën e jashtme të vendit dhe në angazhimin e tij për sigurinë dhe paqen ndërkombëtare.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033