Shqipëria kujton 6 vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit 2019, tragjedia që mori 51 jetë

Sot shënohen gjashtë vite nga tërmeti tragjik i njëzet e gjashtë nëntorit dy mijë e nëntëmbëdhjetë, një nga ngjarjet më të dhimbshme në historinë e Shqipërisë së fundit, që shkaktoi 51 viktima dhe la mijëra familje pa strehë, të goditura rëndë nga shkatërrimet.

Ishte një mëngjes që Shqipëria nuk do ta harrojë kurrë. Tronditja, paniku, dhimbja dhe humbja e qindra historive familjare mbeten ende të gjalla në kujtesën kolektive. Gjashtë vite më pas, plagët e atij shkatërrimi nuk mbyllen vetëm me fjalë, ndërsa shumë prej atyre që përjetuan tmerrin e mëngjesit të zi vazhdojnë betejën për të rindërtuar jetët e tyre.

Fotot e asaj dite të rëndë, të sjella nga kamera e Isa Myzyraj, rikthejnë në mendje momentet e tmerrit, por edhe solidaritetin e madh që përfshiu vendin në orët dhe ditët pas goditjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033