Një shpërthim është regjistruar pasditen e sotme në lagjen Varrosh të qytetit të Vlorës, në zonën e shkallëve që të çojnë drejt Kuzum Babasë.
Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në një hapësirë publike, ndërsa rrethanat dhe shkaku i tij mbeten ende të paqarta. Nuk ka të dhëna zyrtare për persona të lënduar apo dëme materiale, në pritje të verifikimeve nga autoritetet.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për të sqaruar dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar burimin e shpërthimit.
Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të japin informacion më të detajuar në vijim.