Shpërthim me tritol në një hotel në Theth, momenti kur kamerat kapin autorin

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën e Thethit mëngjesin e sotëm, kur një hotel ka qenë objekt i një akti kriminal.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:30, kur një person, i cili është filmuar nga kamerat e sigurisë, është afruar në këmbë dhe ka vendosur një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol, përpara largimit të menjëhershëm.

Nga shpërthimi, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në pronën e shtetasit Ç. Berishta, pronar i biznesit. Fatmirësisht, nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Policia ka reaguar me shpejtësi dhe ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar, një i ri nga një fshat tjetër. Aktualisht, ai po merret në pyetje nga autoritetet për të zbuluar motivet e këtij akti dhe lidhjet e mundshme me ngjarjen.

Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që incidenti ka ngritur shqetësime për sigurinë në zonë, e cila njihet për turizmin malor dhe qetësinë që ofron.

Ndaj Postimin:

Postime të tjera