Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se nesër, në kuadër të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi.
Sipas ARRSH-së, ndërhyrja është planifikuar të realizohet rreth orës 11:00–11:30 dhe ka si qëllim hapjen e trasesë së rrugës, pa penguar trafikun.
Autoriteti bën të ditur se procesi është koordinuar me Policinë e Shtetit, me synim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit gjatë zhvillimit të punimeve.
ARRSH kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të këtij procesi.