SHPALLJA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË ETNIKE DHE STATUSI I SAJ NEUTRAL NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE

“Dy njerëz u përpoqën fillimisht veç e veç të krijonin një Komitet përfaqësues Kombëtar, I cili do të shpallte Pavarësinë e Shqipërisë dhe do të merrte përsipër qeverinë provizore të vendit: shqiptari i moçëm Ibrahim Bej Biçaku nga Elbasani dhe kosovari Xhafer Deva nga Mitrovica”.

(Pjesë nga ditari i Herman Neubacher, Guvernator i Gjermanisë për Ballkanin)

Ribbentropi më telefonoi në Beograd dhe më njoftoi se Fyhreri dëshiron “një Shqipëri të pavarur, të shpallur me iniciativën e vet” dhe unë duhej që të nesërmen , më 11 shtator të shkoja te divizioni gjerman në Elbasan.

Me një avion special do më dërgohej një njohës i gjuhës dhe zakoneve shqiptare, i cili do më shoqëronte në Shqipëri.

Këtu duhet shtuar që në Gjermani është mjaft e përhapur simpatia për këtë vend të panjohur.

Nuk dëshiroj të lë pa përmendur, për të shpjeguar më nga afër këtë simpati gjermane, lavdinë luftarake legjendare të Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Skënderbeun dhe shkrimtarin gjerman më të lexuar midis të rinjve Karl May (rinia nga 10 deri në 80 vjeç) me librin “Në vendin e shqiptarëve”.

Por që nga ky vend i vogël malor kishin dal legjione romake, perandor romak, trupa mercenare bizantine dhe gjeneral, vezir të mëdhenj e kadilerë egjiptian, që Skënderbeu kishte marrë nga Papa titullin e “Shpatës së Krishterimit”, ishte folur pak edhe midis të arsimuarëve.

Një shqiptar me emrin Vlora qe vezir i madh në kohën e Abdyl Hamidit.

Me z.Shlip dhe z.Shajger, specialistin e gjuhës dhe zakoneve shqiptare, që ma kishte dërguar Kuartieri i Përgjithshëm, biseduam për situatën në Shqipëri.

Shajgeri, ish oficer austro-hungarez me Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm, kishte jetuar mbi 20 vite në Shqipëri pas luftës së Parë Botërore dhe ishte një leksion i gjallë i çështjeve shqiptare.

Shqiptarët e dinin fare mirë që ne kishim marshuar në Shqipëri vetëm për arsye të ngutshme ushtarake, për tu mbrojtur nga sulmi nga krahët, me të cilin na kërcënonin Aleatët nëpër mjet ngushticës së Otrantos.

Mua nuk më kujtohet asnjë akt armiqësor i popullsisë kundër Vermahtit gjerman.

Veç kësaj Gjermania gëzonte një emër të mirë në Shqipëri. Vërtetë ky nam pësoi diçka kur Gjermania toleroi sulmin italian të 7 prillit 1939, por tani gjermanët po çarmatosnin italijanët dhe me këtë rast madhështor, shqiptarët mund ti shumonin armët në shtëpitë e tyre.

Pushtimi austro-hungarez me metoda shumë të shkathëta gjatë Luftës së Parë Botërore kishte lënë përshtypje të mirë te popullsia; e kjo kontribuoi gjithashtu që marshimi gjerman u prit mirë kudo.

Pamja e një trupe elitare, e disiplinuar, që ishte miqësore ndaj popullsisë, krijonte simpati në këtë popull malësor, mbajtës krenar i armëve të veta.

Kuartieri i Përgjithshëm Gjerman priste një Shqipëri të pavarur me iniciativën e vetë.

Dy njerëz u përpoqën fillimisht veç e veç të krijonin një Komitet përfaqësues Kombëtar, i cili do të shpallte pavarësinë e Shqipërisë dhe do të merrte përsipër qeverinë provizore të vendit: shqiptari i moçëm Ibrahim Bej Biçaku nga Elbasani dhe kosovari Xhafer Deva nga Mitrovica. Negociohej ditë e natë.

Duke e interpretuar me rreptësi “iniciativën vetjake”, shmanga çdo pjesëmarrje personale në këto konsultime të nxehta dhe prisja.

Madje bëra diçka tjetër:

mbrëmjen e 12 shtatorit fluturova drejt Beogradit për të shmangur çdo shenjë presioni .

Më datën 13 u ktheva përseri në Tiranë dhe prita, duke qenë në dijeni të përhershme mbi ecurinë e gjërave në lidhje me krijimin e Komitetit Kombëtar.

Më 14 shtator të dy grupet u morën vesh për krijimin e një Komiteti, në krye të të cilit u vu Ibrahim Bej Biçaku.

Ishin mbi 20 burra me emër, që gëzonin respekt në vend. Partitë nuk ngrinin peshë në këtë vend. E prita këtë dërgatë në konsullatën e përgjithshme . Prof.Dr. Shalari, që e zotëronte plotësisht gjuhën gjermane, më njoftoi me një fjalim plot me temperament dhe të përkryer nga forma se ishte krijuar një Komitet Kombëtar dhe ishte shpallur pavarësia e Shqipërisë.

Komiteti priste që Qeveria e Rajhut të madh gjerman ta njihte pavarësinë e Shqipërisë së Madhe të bashkuar.

Me ndërgjegje të pastër premtova se do t’ia transmetoja menjëherë qeverisë së Rajhut këtë dëshirë të Komitetit Kombëtar, që do të thoshte edhe përmbushje e misionit tim.

Ky akt i improvizuar ishte shumë solemn. Zonja Shlip, shumë mikpritëse, e zbuti emocionin, që zakonisht i pushton të gjithë pjesëmarrësit gjatë një akti të tillë historik, duke i qerasur me pije freskuese, të cilat u mirëpritën shumë prej themeluesve të sfilitur të shtetit .

Hitleri icili e kishte shumë për zemër skajin e fundit romantik të Evropës, u shfaq shumë i kënaqur me rriedhjen e gjërave. Shumë shpejt u gjenda prapë në Shqipëri. Komiteti Kombëtar mori për sipër detyrën e Qeverisë së përkohshme nën kryesinë e Ibrahim Bej Biçakut.

Xhafer Deva morri detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme. Gjithçka që kishte qenë në duart e italianëve nuk ekzistonte më: administrata, gjykatat, policia, xhandarmëria , ushtria, pra nuk ekzistonin atributet e domosdoshme të shtetit.

Por ajo që ekzistonte akoma ishte struktura tradicionale e familjeve, fiseve dhe e të afërmve me ligjshmërinë e vet karakteristike e të rrënjosur thellë.

Ushtarakët gjerman mishëronin rregullin, sido që ishin vetëm mysafirë. Ata ishin thjesht mysafirë. Kur Komanda e lartë e Vermahtit dërgoi një komandant ushtarak për në Shqipërinë, protestova te ministri i Jashtëm i Rajhut kundër këtij gabimi. Në këtë protestë vija në dukje sovranitetin e dëshiruar dhe të njohur prej nesh të Shqipërisë së Re, në të cilën s’mund të kishte kompetenca administrative gjermane dhe gjyqësor gjerman.

Gabimi u korrigjua menjëherë dhe komandanti Ushtarak në Shqipëri u kthye në “gjenerali gjerman në Shqipëri”, me detyrën e përfaqësimit të interesave të Vermahtit pranë Qeverisë shqiptare. Raporti midis gjeneralitetit dhe Qeverisë, trupave dhe popullsisë mbeti i shkëlqyer deri në fund.

Preokupimi i parë i Qeverisë Provizore ishte thirrja e Asamblesë së vjetër Kombëtare, me qëllim krijimin e një Qeverie mbi bazën e Kushtetutës së vjetër zogiste.

Kjo Asamble u mblodh në tetor në Pallatin mbretëror.

Në një letër drejtuar Qeverisë Provizore, ku kisha nderin të njoftoja Presidentin e Komitetit

Kombëtar, Ibrahim Bej Biçakun, unë konfirmova NJOHJEN E PAVARËSISË NGA GJERMANIA.

Zonjusha Lutcen, ecila ishte e ndërgjegjshme për rëndësinë historike të këtij dokumenti, gjeti për këtë shkresë një letër përgamene, por për shijen tonë kjo letër dukej ende jo shumë solemne.

Asaj i kishte hije edhe një vulë me spango që të binte në sy .

Nuk kisha vulë zyrtare, por gjeta një rrugëdalje: në një shënim në fund të faqes vërtetohej zyrtarisht se një kopje e këtij dokumenti ishte përfshirë në arkivin e Konsullatës së përgjithshme gjermane dhe ky dokument zbukurohej me një vulë të madhe të konsullatës së përgjithshme. Tani dukej se çështja e kishte respektin e merituar dhe ishte bërë mjaft për mirësjelljen, lidhur me atë që Orienti merr vesh më shumë se sa Oksidenti.

Në mungesë të masave të tjera protokollare, e festuam sovranitetin e Shqipërisë duke e njomur fytin me verë.

Ishte një ceremoni shumë e bukur.

Kur në ditët e para të veprimtarisë sime në vendin e shqiptarëve u interesova për personalitetet më të shquara, konstatova shpejt se një person gëzonte respekt të përgjithshëm, e ky ishte Mehdi Bej Frashëri.

As ofertat, as kërcënimet e italianëve nuk mundën ta lëviznin këtë nëpunës të vjetër të administratës otomane që ta pranonte aneksimin italian. Pesha e personalitetit të tij e shtyu Italinë ta qonte në Romë ku, në kushtet e lirisë së kufizuar të lëvizjes, jetonte bashkë me vajzën e tij, Mediha, në një hotel të bukur. Pas rënies së Italisë porosita ti vënë në dispozicion një avion Heinkel 111 e ai erdhi në Tiranë.

Ky avion solli edhe rezervat e kartëmonedhave shqiptare, të ruajtura në bankën e Italisë, Për Bankën Kombëtare Shqiptare.

Banka Kombëtare Shqiptare kishte një organizim shumë të rregullt, të instaluar prej specialistëve italjan.

Mehdi Frashëri, në atë kohë 74 vjeç, ishte një përsonalitet mbresëlënës. Ai rridhte prej një familjeje drejtuese feudale të vendit. E kishte filluar karrierën si nëpunës i administratës turke në Ballkan dhe kishte shërbyer më vonë në rangun e një pashai në Liban dhe Egjipt.

Ai ngrihej si një monument i kohës së perandorisë osmane.

Mehdi Frashëri fliste të paktën 8 gjuhë të huaja, por jo gjermanisht.

Ne bisedonim kryesisht italisht .

Ai i vëzhgonte me vëmendje të madhe zhvillimet e reja në Shqipëri.

Kur e pa që s’bëhej fjalë për një regjim të pushtuesit gjerman, u bë më e gjallë pjesëmarrja e tij në çështjet e vendit. Thirrjet e zjarrta në Plenumin e Asamblesë Kombëtare ndaj detyrës së tij patriotike e shtyn që ta pranonte postin e Kryetarit të Parë në krye të këshillit të Regjencës, ku bënin pjesë edhe një përfaqësues ortodoks e një katolik.

Kryesinë do ta merrnin me radhë, por ai mbeti Kryetar i përhershëm, sepse kolegu i tij ortodoks u sëmurë dhe përfaqësuesi i katolikëve, i pari i françeskanëve nga Shkodra, Patër Anton Harapi, e refuzoi kryesinë me arsyetimin se si murg katolik s’mund të ushtronte funksione, që mund ta shtrëngonin të miratonte dënime me vdekje.

Asambleja Kombëtare Konstituive dhe Këshilli i Regjencës, i zgjedhur prej saj, emëruan një Qeveri definitive.

Rexhep Mitrovica, një kosovar, u bë Kryeministër, Xhafer Deva, Ministër i Brendëshëm, Vehbi Frashëri, Sekretar Shteti për çështje të Jashtme.

U ruajt Kushtetuta zogiste.

Në vend të mbretit ishte Këshilli i Regjencës.

Asambleja Kombëtare i prishi të gjitha lidhjet me Italinë.

Gjithçka u zhvillua me shumë rregull, por jo krejtësisht pa zhurmë.

Një grup partizanësh, duhet ta pranojmë sfidues, që kishte marrë pjesë në çarmatimin e njësive italiane afroi një top italian në distancë qitjeje dhe goditi Pallatin Mbretëror, ku ishte mbledhur Asambleja Kombëtare.

Këta artilerë u dëbuan shpejt prej ushtarëve gjerman që mbanin rendin .

Askush nuk u plagos.

PAVARËSIA DHE STATUSI NEUTRAL I SHQIPËRISË

Mehdi Frashëri, nëse lejohem ta vlerësojë, është shpikësi i një kategorie të re në të drejtën ndërkombëtare.

Ai më propozoi që Gjermania të njoh NEUTRALITETIN E SHQIPËRISË.

Bëhej fjalë për një “neutralitet relativ”.

Shqipëria e konsideronte Vermahtin gjerman, i futur në këtë vend vetëm nga domosdoshmëria ushtarake, si mysafir, pa e dëmtuar neutralitetin e saj midis fuqive ndërluftuese. Qeveria shqiptare shqiptare do të vepronte kundër çdo veprimtarie që do të kërcënonte qetësinë e brendshme të vendit. Por, nëse armiqtë e Gjermanisë do të shfaqeshin në Shqipëri në formën e njësive luftarake, Qeveria shqiptare do të qëndronte neutrale.

Ram dakord për këtë formulë dhe Kuartieri i Përgjithshëm morri njoftim për “neutralitetin

relativ” të Shqipërisë.

(Herman Neubacher, “Detyra ime në Shqipëri, e jashtëzakonshme “)

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033