Policia ka lene te lire pas disa oresh marrje ne pyetje 35 vjecarin me inicialet B Xh, i cili u shoqerua mbrëmjen e djeshme ne kuader te hetimeve per atentatin e rende te ndodhur ne rrethrrotullimin e Rinasit me njëmbëdhjetë nentor. Ngjarja solli vdekjen e Gilmando Danit, i njohur si krahu i djathte i Emiljano Shullazit, dhe me vone edhe te mikut te tij Muci Shaljanit, i cili nderroi jete ne spital.
I riu nga fshati Halil, banesa e te cilit ndodhet prane vendit ku autorët dogjen automjetin Toyota pas atentatit, eshte pyetur per disa ore nga hetuesit dhe me pas eshte lejuar te largohet. Gjatë deklarimeve, ai ka pohuar se nuk ishte ne shtepi ne momentin e ngjarjes dhe ka mohuar cdo lidhje me vrasjen, duke theksuar se nuk ka pare as lëvizje te dyshimta ne zone.
Burime nga policia bejne te ditur se ka perfunduar edhe ekspertiza e armëve te gjetura ne makinën e djegur. Sipas rezultateve te para, ato nuk rezultojne te jene perdorur ne ngjarje te tjera kriminale.
Pavaresisht qe ka kaluar nje muaj nga atentati, policia vazhdon te therrase persona qe mund te kene informacion, por ende nuk ka as autore dhe as porosites te identifikuar.
Ngjarja ndodhi ne mesdite, ne rrethrrotullimin e aeroportit, pak minuta pasi Dani dhe Shaljani ishin kthyer nga nje udhetim disa ditor ne Barcelone. Pasi moren automjetin e parkuar ne aeroport dhe u nisën drejt Tiranës, mjeti Mercedes u sulmua nga nje automjet me targa greke. Autorët hapën zjarr me bresheri kallashnikovi nga ana e djathte e automjetit, ku ndodhej i ulur Dani si pasagjer.
Plumbat goditen edhe nga ana e shoferit, duke plagosur rende Shaljanin. Makina e perdorur nga viktimat nuk ishte ne pronësinë e tyre, por e shtetasit Ervis Kosova, i njohur per lidhjet e tij me anëtare te grupit Shullazi.
Dani humbi jetën ne vendngjarje, ndersa Shaljani u dorezua nga plagët disa dite me vone ne Spitalin e Traumes. Hetimet vazhdojnë, ndërsa autoritetet ende nuk kanë nje piste te qartë mbi motivin dhe ekzekutoret e atentatit.