Shoqata për Autonominë Vendore: Ndalimi i Veliajt, kërcënim për autonominë lokale

Shoqata për Autonominë Vendore ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me ndalimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e konsideruar këtë veprim si një abuzim të papranueshëm pa një akuzë të qartë dhe një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Në një deklaratë të saj, Shoqata thekson se ka mbështetur gjithmonë respektimin e ligjit dhe ka inkurajuar bashkitë të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë, por ndalimi i Veliajt pa një vendim gjyqësor përfundimtar e ka konsideruar si një hap të paprecedentë.

Shoqata për Autonominë Vendore ka ngritur shqetësime për mënyrën se si janë trajtuar kryetarët e bashkive në vend, duke theksuar se ka një qasje të pabalancuar dhe shpeshherë intimiduese nga ana e institucioneve të drejtësisë. Sipas saj, kjo klimë ngre pasiguri dhe kërcënon funksionimin normal të pushtetit vendor, i cili është thelbësor për shërbimet ndaj qytetarëve.

Në deklaratën e saj, Shoqata thekson se është e papranueshme që të merren masa të menjëhershme që kufizojnë lirinë e një kryetari bashkie, për shkak të hetimeve pa një akuzë të qartë dhe pa një vendim përfundimtar të gjykatës. Ata theksojnë se një veprim i tillë cenon autonominë e pushtetit vendor dhe dëmton bashkëpunimin e nevojshëm mes institucioneve të ndryshme.

Shoqata për Autonominë Vendore gjithashtu shpreh shqetësimin për një mjedis të pasigurt që është krijuar për përfaqësuesit e pushtetit vendor, të cilët ndjehen të kërcënuar nga presionet dhe veprimet e institucioneve të drejtësisë. Ky lloj klimë, sipas Shoqatës, jo vetëm që dëmton funksionimin e institucioneve vendore, por krijon edhe një precedent të rrezikshëm për të ardhmen e administratës publike.

Në përfundim, Shoqata apelon për respektimin e parimeve kushtetuese dhe të shtetit të së drejtës, duke kërkuar një mjedis të drejtë dhe të paanshëm për funksionimin e pushtetit vendor. Ata nënvizojnë se është e domosdoshme të garantohet një trajtim të barabartë për të gjithë dhe të sigurohet që asnjë kryetar bashkie të mos ndërpritet nga ushtrimi i detyrës pa një akuzë dhe një vendim gjyqësor të qartë dhe të plotfuqishëm.

Ndaj Postimin: