Policia ka reaguar lidhur me zjarrin e rënë dy ditë më parë në ish tregun e njohur si Uzina Dinamo, ku flakët përfshinë disa kapanone dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale në mallra.
Sipas sqarimeve zyrtare, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa paraprakisht vlerësohet se ngjarja ka qenë aksidentale.
Autoritetet bëjnë me dije se më 8 janar 2026, në rrugën “Ferit Xhajko”, një zjarr ka përfshirë kapanonet e tregut, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë janë kryer të gjitha veprimet procedurale të nevojshme për dokumentimin e ngjarjes.
Materialet janë referuar për hetime të mëtejshme, ndërsa policia vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të zjarrit.