Shkëmbim zjarri mes bandave në Shkodër, deri tani tre viktima dhe një i plagosur.

Situata në Shkodër pas atentatit me armë zjarri është rënduar, duke shtuar numrin e viktimave.

Ngjarja ndodhi pranë rrethrrotullimit të “5 Heronjve” në Dobraç, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas burimeve policore, dy nga viktimat humbën jetën menjëherë në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Informacionet paraprake tregojnë se zjarri është hapur nga një automjet ndaj një tjetër makine, e cila mbante targa kroate. Policia ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për ngjarjen, por një nga viktimat është identifikuar si Hamza Lici, ndërsa viktima tjetër është Arlind Bushati.

Përveç dy personave që mendohet të kenë qenë në shënjestër, dy të tjerë, një çift bashkëshortësh që po kalonin aty pranë, u prekën gjithashtu nga incidenti. Njëri ka humbur jetën dhe njëri është si kalimtarë të rastit.

Gazetari i News24, Igli Çelmeta, raportoi se dy viktimat e para duket se ishin objektivi kryesor i atentatit, ndërkohë që çifti, fatkeqësisht, ndodhej në vendin e gabuar në momentin e gabuar. Ky aspekt e ka bërë edhe më të rëndë pasojën e këtij sulmi të papritur.

Ka dyshime se mund të ketë pasur një shkëmbim zjarri midis automjeteve, edhe pse deri më tani nuk është dhënë një informacion zyrtar që të hedhë dritë mbi dinamikën e saktë të ngjarjes.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe për të identifikuar autorët e përfshirë, ndërsa po merren në pyetje dëshmitarët dhe po shqyrtohen pamjet e kamerave të sigurisë përreth zonës.

Ndërkohë, familjet e viktimave dhe qytetarët e Shkodrës janë të tronditur nga kjo ngjarje tragjike, që ka prekur komunitetin.

Ndaj Postimin:

Postime të tjera