Karabinierët në Itali kanë goditur një grup të organizuar të përbërë nga shtetas shqiptarë, që dyshohet se furnizonte rajonin e Teramos në Siçili me kokainë. Operacioni u zhvillua njëkohësisht në Alba Adriatica, Martinsicuro dhe Tortoreto, duke përfunduar me arrestimin e pesë personave dhe shpalljen në kërkim të një të gjashti.
Aksioni u krye me mbështetjen e njësive speciale të policisë, grupeve të qenve dhe një helikopteri, bazuar në një urdhër paraburgimi të lëshuar nga gjykata e Teramos. Hetimi lidhet me ngjarjen e nëntëmbëdhjetë nëntorit të vitit dy mijë e njëzet e katër, kur tre persona sulmuan një nënoficer të karabinierëve gjatë një tentative vjedhjeje në banesën e tij. Njëri prej autorëve u arrestua më pas në qytetin Rovigo, ku jetonte me identitet të rremë.
Sipas hetuesve, grupi shqiptar kishte krijuar një rrjet të gjerë shpërndarjeje përgjatë zonës bregdetare të Ascoli dhe Teramos, që më pas u zgjerua në disa komuna të tjera të Val Vibrata. Plani i tyre ishte ndërtuar në mënyrë që të shmangnin sa më shumë vëzhgimin e policisë. Shitjet realizoheshin derë më derë dhe komunikimi bëhej përmes rrjeteve sociale.
Për të ruajtur sasitë e mëdha të drogës, grupi përdorte një metodë të fshehtë. Kokaina groposjej në zona të pyllëzuara ose në toka pa lidhje të drejtpërdrejtë me të dyshuarit. Më pas, droga nxirrej dhe ndahej në doza të vogla sipas porosive.
Gjatë hetimit, autoritetet sekuestruan më shumë se dy kilogramë kokainë me pastërti të lartë. Pas përfundimit të procedurave, pesë të arrestuarit u dërguan në burgun e Teramos, ku do të qëndrojnë në pritje të vendimit gjyqësor.


