Shitje kanabi në Tropojë, dy 22-vjeçarë kapen në flagrancë me 5 kilogramë drogë

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Tropojës në kuadër të operacionit policor të koduar “Start 2026”, pasi u kapën në flagrancë duke kryer shitblerjen e 5 kilogramëve lëndë narkotike kanabis.

Operacioni u zhvillua në fshatin Astë, ku shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, ndërhynë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Në momentin e ndërhyrjes, shtetasi Igelson Mulaj, 22 vjeç, banues në fshatin Astë, u kap duke i shitur kanabis shtetasit Sabain Allaraj, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e përdorur nga Mulaj, policia gjeti dhe sekuestroi një qese me lëndë narkotike kanabis, me peshë totale 5 kilogramë. Po ashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin ishte transportuar droga dhe një shumë parash.

Sipas Policisë, veprimet u kryen nën drejtimin e Prokurorisë, ndërsa arrestimi i dy të rinjve u realizua në kushtet e flagrancës, në momentin e kryerjes së transaksionit të paligjshëm.

Materialet procedurale për këtë rast i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033