Shifrat flasin: Conceiçao ka një Bilanc të dëshpëruar në Serie A, më keq se Fonseca

Sergio Conceiçao ka një bilanc të dobët në Serie A që po i sjell shumë kritika dhe pasiguri për të ardhmen e tij te Milani.

Pas 8 javëve të luajtura, tekniku portugez ka arritur vetëm 2 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje, duke shënuar një mesatare prej 1.40 pikësh për ndeshje. Kjo mesatare është më e ulët se ajo e Paulo Fonseca-s, i cili largohej nga Milan me një mesatare prej 1.59 pikësh për ndeshje.

Në një periudhë ku rezultati është kyç, këto shifra janë të mjaftueshme për të ngjallur shqetësime te tifozët e Milan, të cilët kanë dalë kundër trajnerit të ekipit. Por pas këtij presioni të madh, gjithashtu drejtuesit e klubit po reflektojnë mbi të ardhmen e tij dhe mundësinë e një shkarkimi të mundshëm.

Për Milanin, situata është gjithashtu shqetësuese kur krahasohet me vitet e kaluara. Pas 27 javëve të këtij sezoni, skuadra ka grumbulluar vetëm 41 pikë. Vetëm një herë gjatë dekadës së fundit, Milani ka pasur një bilanc më të dobët në këtë fazë të kampionatit, gjatë sezonit 2019-2020, kur ekipi kaloi nëpër një periudhë të turbullt me Giampaolo dhe më pas Piolin. Në sezonin kur Milan arriti të shpallej kampion, skuadra kishte grumbulluar 57 pikë deri në këtë pikë të sezonit.

Në këto kushte, është e qartë që trajneri Conceiçao ka humbur mbështetje. Edhe pse në futboll, gjithçka mund të ndodhë, është shumë e mundur që ai të ketë firmosur përfundimisht largimin e tij. Nëse kjo do të ndodhë, mbetet të shihet nëse drejtuesit do të marrin një vendim për shkarkimin e tij tani, apo në fund të sezonit.

Nëse ndodh shkarkimi i Conceiçao, emri që mund të marrë drejtimin e Milan është ai i Marco Tasoti-t, i cili është gati të marrë përsipër këtë detyrë, për të shpëtuar atë që ka mbetur nga ky sezon dhe për të rikthyer Milan në rrugën e suksesit.

Ndaj Postimin: