Një konflikt i çastit ka përfunduar me një plagosje të lehtë me thikë në qytetin e Kavajë, gjatë paradites së sotme.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive banale mes dy personash. Si pasojë, ka mbetur i dëmtuar Artur Ligeja, 52 vjeç, pronar i një biznesi në zonë.
I plagosuri ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori i dyshuar është shoqëruar në ambientet e policisë, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia po vijon hetimet për të sqaruar shkaqet e konfliktit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.