Sherr në një lokal të Tiranës godasin personin që i ndau, dy të rinj shpallen në kërkim

Një sherr mes të rinjve ka ndezur situatën në një lokal në Tiranë, duke përfunduar me shpalljen në kërkim të dy personave. Sipas policisë, bëhet fjalë për E A, 23 vjeç, dhe E M, 19 vjeç, të cilët goditën një person që tentoi të ndalte konfliktin.

Policia po punon për të zbuluar edhe persona të tjerë të përfshirë në përplasjen, ndërsa dy të rinjtë në kërkim pritet të arrestohen së shpejti.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033