Një incident është regjistruar në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta, dyshohet se është dhunuar nga drejtori i Mjedisit në këtë institucion, Klesti Çela.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti fizik ka ndodhur pas një debati të mëhershëm mes dy zyrtarëve, lidhur me një grup inspektimi për çështje dherash. Mësohet se përplasja lidhet me pretendime për ndërhyrje në kompetenca.
Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.