Një konflikt fizik mes disa nxënësve është regjistruar paraditen e sotme në një shkollë të fshatit Shënavlash, në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, ku disa të mitur të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç janë përfshirë në një përplasje me njëri-tjetrin. Sipas informacionit zyrtar, me ndërhyrjen e menjëhershme të oficerit të sigurisë dhe stafit pedagogjik është bërë e mundur shmangia e përshkallëzimit të situatës.
Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar lehtë një 15-vjeçar.
Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në ambientet e shkollës dhe kanë shoqëruar të miturit në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Të gjitha veprimet po kryhen nën drejtimin e Prokurorisë, në prani të psikologut, përfaqësuesve ligjorë, oficerit të sigurisë, përfaqësuesve të stafit pedagogjik dhe prindërve të nxënësve.