Sherr me sende të forta në Shëngjin, plagoset një person. Shoqërohet në polici autori

Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën e lodrave në Shëngjin ka përfunduar me një person të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë përleshjes një person është goditur me tytën e një pistolete zhurmuese, duke mbetur i dëmtuar. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr trajtim mjekësor. Burime bëjnë me dije se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën

Pas incidentit, uniformat blu kanë shoqëruar një person të dyshuar, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe shkaqeve që çuan në konflikt.

Në vendngjarje është sekuestruar edhe pistoleta zhurmuese, e cila dyshohet se është përdorur gjatë përplasjes.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:30, ndërsa policia po punon për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive të personave të përfshirë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033