Një 70-vjeçar është dhunuar mbrëmjen e së martës brenda lokalit të tij në fshatin Llakatund, Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi N. H. është goditur me grushta nga bashkëfshatari i tij, SH. D., rreth 40 vjeç. Ky i fundit dyshohet se ka hyrë në lokal në gjendje të dehur, ka ofenduar të moshuarin dhe më pas e ka sulmuar fizikisht.
Për pasojë, 70-vjeçari ka pësuar disa fraktura dhe është dërguar për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, autori i dyshuar është larguar menjëherë pas ngjarjes.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur procedurat për kapjen e 40-vjeçarit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.


