Shembet pothuajse totalisht një tjetër urë hekurudhore pranë aksit Elbasan–Librazhd

Një tjetër urë hekurudhore është shembur pothuajse totalisht vetëm 50-60 metra në krah të aksit nacional Elbasan–Librazhd, pranë kthesave të Murrashit. Ngjarja është regjistruar rreth 12 kilometra larg nga vendi ku më herët u raportua shembja në Dragostunjë.

Nga pamjet e siguruara në terren konstatohet se zona përreth ka pësuar çarje dhe rrëshqitje të tokës, duke ngritur shqetësime për stabilitetin e mëtejshëm të terrenit.

Deri në këto momente mungon një njoftim zyrtar lidhur me situatën dhe nivelin e rrezikut të mundshëm, ndërsa mbetet e paqartë nëse fenomeni mund të përshkallëzohet në ditët në vijim.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033