SHBA uron drejtuesin e ri të SPAK dhe vlerëson Altin Dumanin për punën e tij

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas zgjedhjes së Klodjan Brahos në krye të Prokurorisë së Posaçme, duke uruar drejtuesin e ri dhe duke vlerësuar njëkohësisht punën e kryeprokurorit në largim, Altin Dumani.

Në deklaratën e saj, Ambasada shpreh mirënjohje për shërbimin e Dumanit, të cilin e cilëson si të jashtëzakonshëm, duke vënë në pah integritetin dhe guximin që ai tregoi në ndjekjen penale të figurave të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Sipas SHBA-së, puna e tij ka forcuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e sigurisë.

Po ashtu, Shtetet e Bashkuara shprehen të gatshme të vijojnë bashkëpunimin e ngushtë me drejtuesin e ri të SPAK, Klodjan Braho, për të mbështetur përpjekjet e institucionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në fund të deklaratës theksohet se partneriteti mes SHBA dhe Shqipërisë mbetet i fortë dhe i orientuar ndaj forcimit të sundimit të ligjit në vend.

Ndaj Postimin: