Me më teper se 2 miljonë rrënjë ullinj fermerët e qarkit të Fierit kanë nisur fushatën e vjeljes së ullinjve. Sezoni ka nisur më herët për shkak të thatësirës kurse prodhimi pritet të jetë i njejtë me vitin e kaluar. Megjithëse u dogjën mijëra rrënjë ullinj, të dhënat nga drejtoria e bujqëisë flasin për një sasi të barabartë prodhimi pasi mijëra rrënjë ulliri, dalin me prodhim për herë të parë këtë vit. Janë të paktën 10 mijë rrënjë ulliri që japin prodhimin për herë të parë ketë sezon, duke kompensuar në treg sasinë e munguar nga ullinjtë e djegur.
Varietetet që nisin të parët prodhim, janë frantoi dhe korronek, kurse vjelja për ulllirin kaniniot nis në fund të tetorit.
Në total në qarkun e Fierit ka 2. 047. 972 rrënjë ullinj. Nga këto në rrethin e Fierit janë 1. 513.724