Sembene: “Jam i lumtur dhe kam shumë besim për këtë sezon”

Saliou Sembene, autori i golit të barazimit 1-1 të Partizanit ndaj Tiranës, ka ndarë emocionet e tij pas ndeshjes.

Goli i tij ishte një moment i rëndësishëm për skuadrën dhe për të, dhe ai shprehu krenarinë që ndjen për këtë arritje.

“Si fillim, ndihem shumë i gëzuar që shënoj. Jam shumë krenar për këtë gol, të cilin e dedikoj presidentit Gaz Demin dhe Olsi Ramës, por edhe për trajnerin dhe të gjithë skuadrën,” deklaroi Sembene pas ndeshjes. “Kam shumë besim për këtë sezon dhe do të punoj fort për të arritur më shumë. Unë e di mirë se cilësitë e mia dhe se si mund të kontribuoj për ekipin.”

Lojtari i Partizanit ka një besim të madh te vetja dhe te zhvillimi i tij personal këtë edicion. Sembene tha se e di se cilat janë pikëfortësitë e tij dhe për këtë arsye, ai është tërësisht i përqendruar në përmirësimin e vazhdueshëm. “Bëj shumë trajnim me trajnerin personal dhe ai më jep besimin që të rritem më shumë dhe të arrij rezultate më të mira,” shtoi ai.

Një aspekt i rëndësishëm në fjalët e Sembenes ishte edhe theksi që ai vuri te përmirësimi nga lojtarët e tjerë. “Secili mund të luajë në mbrojtje dhe gjithkush ka mundësinë të tregojë cilësitë e tij. Unë gjithashtu mësoj shumë nga lojtarët e tjerë, pasi herë luaj me Prekën, i cili është si Van Dijk, dhe me Janjevën, që është si Alexander-Arnold,” tha ai.

Në këtë sezon, Sembene tregon se po rritet dhe po e ndihmon skuadrën e Partizanit të përmirësohet në çdo ndeshje. Ai beson se ky është vetëm fillimi dhe se mund të bëjë më shumë për të kontribuar në sukseset e ardhshme të ekipit.

Ndaj Postimin: