Një çift bashkëshortësh të moshuar u arrestuan në Sarandë, pasi dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës një fëmijë 6 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në Sarandë, ku sipas të dhënave zyrtare, i mituri është dëmtuar në pjesën e dorës me thikë. Të arrestuarit janë Lavdërim Brahimi, 79 vjeç, dhe Pranvera Brahimi, 73 vjeçe, banues në Sarandë.
Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka nisur për motive të dobëta, pas pretendimeve se fëmija 6-vjeçar kishte sharë fëmijë të tjerë të familjes së çiftit. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, dy të moshuarit nuk janë bindur urdhrit për shoqërim.
Në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka proceduar penalisht edhe E. B., 39 vjeç, djali i çiftit, pasi dyshohet se ka kanosur gjithashtu të miturin me mjet prerës.
Materialet procedurale për këtë rast i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.