Në emisionin “Ballafaqim”, të ftuarit do të analizojnë se si Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë vendosi Shqipërinë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare dhe nëse ky event do të shërbejë si një test i vërtetë për rolin tonë në Europë.
Tema: Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë – Çfarë fitoi Shqipëria dhe a ishte ky një test për rolin tonë në Europë?
Në studio do të jetë Agim Krasniqi, sekretari i institutit shqiptar për gjeopolitikë në Prishtinë, i cili do të ndihmojë publikun të zbërthejë dimensionin ndërkombëtar të forumit dhe ndikimin që do të ketë për vendin tonë. Bledar Kuka, gazetar i ABC News, do të sjellë dinamikat e mbulimit mediatik dhe mënyrën si do të reflektohet ky samit në arenën e brendshme. Ndërkohë, eksperti i sigurisë publike Fatjon Softa do të analizojë aspektet e sigurisë dhe rëndësinë që do të ketë kjo ngjarje për stabilitetin rajonal.
Gjatë debatit do të vlerësohet nëse Shqipëria do të shihet si një shembull i besueshëm europian apo do të mbetet thjesht një vend mikpritës protokollar. Do të diskutohet edhe pse Shqipëria do të zgjidhet si vend pritës i këtij samiti, dhe nëse kjo do të jetë një shenjë mbështetjeje politike për procesin e integrimit europian.
Përmes analizave të thelluara, panelistët do të sjellin në vëmendje nëse ky do të jetë një moment historik që do të forcojë rolin tonë në rajon, apo thjesht një shfaqje politike që do të harrohet shpejt. Do të ngrihen pyetje për thelbin politik, diplomatik dhe mediatik të këtij samiti, si dhe nëse pjesëmarrja do të sjellë Shqipërinë më pranë Europës apo vetëm më afër retorikës së saj.
Debati do të trajtojë përfitimet konkrete që Shqipëria do të marrë nga ky samit, mesazhet politike që do të përcillen nga liderët europianë dhe nëse kjo ngjarje do të shfrytëzohet për propagandë nga qeveria. Rëndësia rajonale dhe europiane do të jetë në fokus, së bashku me diskutimin nëse ky samit do të ketë ndikim afatgjatë apo do të mbetet vetëm një fasadë.
Do të shtrohen të gjitha pyetjet thelbësore që ngre ky samit për rolin, përfitimet dhe perspektivën e Shqipërisë në Europë:
1- Por çfarë nënkupton realisht ky samit për Shqipërinë?
2-A jemi një shembull i besueshëm europian apo thjesht një vend mikpritës?
3-Pse u përzgjodh Shqipëria për të pritur samitin?
4-A është kjo një sinjal politik i mbështetjes për integrimin?
5-A ishte ky një moment historik që forcon rolin tonë në rajon, apo një shfaqje politike që kalon shpejt si lajmet e ditës?
6-Cili ishte thelbi politik, diplomatik dhe mediatik të këtij samiti?
7-A nenkuptohet nëse Shqipëria është më pranë Europës, apo thjesht më afër retorikës europiane?
8-Çfarë përfiton Shqipëria nga ky samit?
-Cilat janë mesazhet politike që përcjell pjesëmarrja e liderëve europianë.
9-A po përdoret samiti për propagandë politike nga qeveria shqiptare?
10-Cila është rëndësia rajonale dhe europiane të samitit?
11-A ishte ky samit një sukses i vërtetë apo vetëm fasadë?
12-A do të ketë dikim afatgjatë samiti për Shqipërinë?
13-Por çfarë mbetet pas kësaj ngjarjeje?
14-A ishim thjesht mikpritës protokollarë, apo pjesëmarrës me zë dhe rol në projektin europian?
15-A ishte Shqipëria pjesë e agjendës europiane në këtë samit, apo thjesht një vend mikpritës i një skene të madhe politike ku të tjerët bënë politikë për veten e tyre?