Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka depozituar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkon prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 24 qershor 2024 dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.
Gjici u dënua nga Shkalla e Dytë me 4 vite e 6 muaj burg për çështjen e njohur si afera seksuale brenda zyrës së Bashkisë Kukës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi ulje të dënimit në 3 vite burg.
Më 19 maj 2025, Gjici u lirua nga qelia për arsye shëndetësore dhe aktualisht po kryen pjesën e mbetur të dënimit në masën “arrest në shtëpi”.
Ai qëndroi në burg për 23 muaj.