Rubio: Do t’u hiqet viza vizitorëve që përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale një deklaratë të Sekretarit të Shtetit, Marc Rubio, lidhur me politikën e vizave.

Në mesazhin e tij, kryediplomati amerikan thekson se çdo vizitori që identifikohet si kërcënim për sigurinë kombëtare ose për politikën e jashtme të SHBA-ve do t’i hiqet viza.

“Nëse unë identifikoj një vizitor në vendin tonë, prania e të cilit përbën kërcënim për politikën tonë të jashtme dhe sigurinë kombëtare, ne do t’ia heqim vizën”, thuhet në deklaratë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033