Rruga Vodëz–Krekëz, një tjetër premtim i kthyer në realitet!

Pas disa muajsh punimesh, ka përfunduar investimi në rrugën Vodëz–Krekëz, duke sjellë një ndryshim të rëndësishëm për banorët e zonës. Infrastruktura e re garanton më shumë siguri në lëvizje, akses më të lehtë dhe kushte më të mira për jetën e përditshme.

Ky investim lehtëson qarkullimin e banorëve, mbështet aktivitetin bujqësor dhe krijon kushte më të mira për zhvillimin ekonomik të zonës. Një rrugë e rehabilituar do të thotë më shumë mundësi, më pak vështirësi në lëvizje dhe një standard më i lartë shërbimi për komunitetin. Banorët tashmë përfitojnë nga një infrastrukturë moderne, e ndërtuar për t’iu përgjigjur nevojave të tyre.

Ky është një tjetër investim konkret në Bashkinë Kuçovë, në vijim të projekteve që synojnë zhvillimin e territorit dhe përmirësimin e infrastrukturës në çdo njësi administrative.

Nga një premtim në një vepër të përfunduar. Bashkia Kuçovë, nën drejtimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, vijon të realizojë investime që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e zonës, duke i kthyer projektet e premtuara në realitet.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033