Rruga kryesore e lagjes “Afrim” në Bashkinë Fier, e dëmtuar nga punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve të ujërave të zeza, është kthyer në problem serioz për banorët e zonës. Ata shprehen se prej muajsh po përballen me vështirësi të mëdha në qarkullim, ndërsa akuzojnë firmën zbatuese të projektit për mosrikthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme.
Sipas banorëve ne rrugen e rikonstruktuar pak kohë më parë, te shkatërruar pas hapjes së kanalizimeve,nuk eshte ndërhyre për rehabilitimin e saj, duke lene te parregulluar dhe ne gjendje te rrezikshme për automjetet dhe këmbësorët. Ata theksojnë se pavarësisht ankesave dhe kërkesave të vazhdueshme, firma zbatuese nuk ka reaguar për të normalizuar situatën.Jane ne hall te madh theksojne banoret per Tv Apollon ,sipas te cilave nuk kalohet dot makinat, ambulanca apo zjarrfikësja në raste emergjente.Eshte kërkuar disa herë të ndërhyhet, por askush nuk merr masa kane thene banoret .
Banorët e lagjes Afrim te bashkise Fier ngrenë shqetësim edhe ndaj ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve në Fier, si institucion përgjegjës për investimin, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për përfundimin e projektit dhe rikthimin e rrugës në gjendje normale.
Sipas të dhënave të afishuara në tabelën informuese të projektit për ndërtimin e skemës së kanalizimeve të ujërave të zeza në lagjen “Afrim”, investimi i realizuar nga shoqëria e ujësjellës-kanalizimeve kap vlerën e rreth 108.5 milionë lekëve pa TVSH,ndersa afati i përfundimit të punimeve është përcaktuar 180 ditë ose 6 muaj nga nisja e tyre.
Megjithatë, edhe pse afati sipas të dhënave të publikuara duhet të kishte përfunduar, rruga vijon të mbetet në gjendje të rënduar dhe pothuajse e pakalueshme, ndërsa banorët kërkojnë reagim të menjëhershëm nga firma zbatuese dhe institucionet përgjegjëse
Rruga kryesore e lagjes “Afrim” në Bashkinë Fier, e dëmtuar nga punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve të ujërave të zeza