Rruga Kreshpan–Vjosë, 5 kilometra problematikë që mbeten plagë e hapur në Fier

Rruga Kreshpan–Vjosë, me një gjatësi prej pesë kilometrash, vazhdon të jetë një nga nyjet më të dëmtuara dhe më të neglizhuara infrastrukturore në qarkun e Fierit. Segmenti, i cili lidh disa fshatra me qendrën e qytetit, prej vitesh është kthyer në shqetësim të përditshëm për banorët që lëvizin mes gropave, rrëshqitjeve dhe mungesës së sinjalistikës.

Pavarësisht reagimeve të komunitetit dhe kërkesave të përsëritura për ndërhyrje, rruga mbetet në gjendje të rëndë, duke u shndërruar në një plagë të hapur në zemër të Fierit dhe një pengesë serioze për lëvizjen e qytetarëve, mjetet e transportit publik dhe bizneset lokale.

Banorët thonë se jetojnë me premtime të pambajtura dhe presin prej kohësh një investim minimal që do t’u siguronte qarkullim të denjë dhe siguri në udhëtim.

Ndaj Postimin: