Rruga e Hileve, në Njësinë Administrative Kolonjë, po shtrohet me beton.

Rruga e Hileve, në Njësinë Administrative Kolonjë, po shtrohet me beton.

Ka nisur të marrë formë një tjetër investim në infrastrukturën rrugore në Bashkinë e Lushnjës. Bëhet fjalë për shtrimin me beton të Rrugës së Hileve, në Njësinë Administrative Kolonjë.

Rruga, me një gjatësi prej 120 metrash linearë, është ndërtuar me beton të armuar, një investim që po realizohet nga Bashkia Lushnjë përmes punonjësve të Drejtorisë së Pasurisë Publike.

Punimet tashmë ndodhen në fazën përfundimtare, ndërsa investimi synon të përmirësojë qarkullimin e banorëve dhe aksesin në këtë zonë.

Banorët e lagjes e kishin kërkuar prej kohësh ndërhyrjen në këtë segment rrugor, i cili prej vitesh paraqiste vështirësi në lëvizje, veçanërisht gjatë stinës me reshje.

Përfundimi i kësaj rruge konsiderohet një premtim i mbajtur nga Bashkia Lushnjë, duke sjellë një përmirësim konkret të infrastrukturës dhe kushteve të jetesës për komunitetin e zonës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033