Pamjet që shihni i përkasin Rruga e Arbrit, në segmentin drejt qytetit të Peshkopi. Malet e larta të mbuluara me dëborë krijojnë një panoramë mahnitëse, ku bardhësia e dimrit e shndërron këtë aks rrugor në një tablo natyrore, që ngjan me një parajsë alpine.
Kjo rrugë, e cila lidh Dibrën me Tiranë në rreth 86 kilometra, e ka afruar ndjeshëm zonën me kryeqytetin, duke sjellë më shumë akses, zhvillim dhe shpresë për banorët. Urat dhe tunelet përgjatë këtij aksi, të rrethuar nga male që “vallëzojnë” nën petkun e bardhësisë, i japin kësaj treve një pamje piktoreske dhe madhështore.
Por, përtej bukurisë natyrore, Dibra përballet prej vitesh me një realitet të vështirë: boshatisjen nga të rinjtë dhe familjet që janë zhvendosur drejt kryeqytetit, në Durrës, apo në emigracion. Ndërtimi i Rrugës së Arbrit shihet si një mundësi për ringjalljen ekonomike dhe sociale të zonës, duke krijuar kushte më të mira për investime dhe turizëm.
Mes bardhësisë së maleve dhe zemërgjerësisë dibrane, kjo rrugë mbetet simbol i lidhjes, shpresës dhe një fillimi të ri për Dibrën.
N&Gj