Rrjeti mafioz i Salillarit dhe dështimi i SPAK-ut

Pellumb Salillari dhe ndikimi i tij politik po mbrojnë një rrjet të fuqishëm korrupsioni, që ka shkatërruar mjedisin, ka përfituar tendera pa garë dhe ka rrezikuar shëndetin publik.

Për më shumë se një dekadë, rrjeti i njohur si “Salillari” ka funksionuar si një strukturë kriminale e organizuar, me ndikim të drejtpërdrejtë në nivelet më të larta të pushtetit. Në krye qëndron oligarku Pellumb Salillari, i cili ka përdorur lidhjet e tij për të emëruar drejtues policie, shefa komisariatesh dhe madje edhe kryetarë bashkish.

Përveç ndikimit politik, rrjeti i Salillarit është i njohur për ndërtime pa leje në zona të mbrojtura dhe për shfrytëzimin e pasurive publike. Sipas avokat Arben Llangozit, dyshimet janë të forta se këto aktivitete janë shoqëruar me pastrim parash dhe marrëveshje të fshehta me figura të fuqishme politike e biznesmenë.

Skandali më i fundit ka dalë në dritë nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit në Berat. Rauf Salillari, nipi i Pellumb Salillarit, akuzohet se ka falsifikuar fletët e analizave të produkteve bujqësore, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve dhe duke helmuar tregun europian.

Ky akt, sipas burimeve, nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një modeli të vazhdueshëm kriminal. Për më tepër, ditën e ngjarjes, Pellumb Salillari dyshohet se ka ndërhyrë personalisht për të shpëtuar nipin nga arresti.

Ndikimi i tij politik ka bërë që Rauf Salillari t’i shpëtojë drejtësisë, duke treguar qartë se në Shqipëri pushteti dhe krimi i organizuar bashkëjetojnë, ndërsa drejtësia mbetet shpesh thjesht një slogan bosh.

Kjo gjendje ka krijuar një klimë ku korrupsioni është normalizuar dhe qytetarët kanë humbur besimin te institucionet. Ngjarjet e fundit janë dëshmi e imunitetit që gëzon krimi i organizuar kur ka mbështetje politike.

SPAK, nga ana tjetër, duket se ka zgjedhur heshtjen. Pavarësisht provave, dëmeve mjedisore dhe akuzave për pastrim parash, nuk ka pasur asnjë hetim të thelluar. Ndërkohë, rrjeti i Salillarit vepron hapur, sikur ligji të mos ekzistonte.

Një nga shembujt më tronditës të shkeljeve të tij është shkatërrimi i një mali pranë Urës Vajgurore, pa asnjë leje mjedisore dhe pa asnjë përpjekje për rehabilitim. Kjo ka shkaktuar humbje miliarda euro dhe dëme të parikuperueshme në ekosistem.

Oligarku ka ndërtuar gjithashtu rrugë dhe pallate pa leje, duke shkelur ligjet dhe duke rrezikuar sigurinë e banorëve. Në vend që të ndëshkohej, ai ka përfituar tendera publikë me miliarda euro, pa garë dhe pa transparencë.

Këto tendera janë siguruar falë ndikimit të tij të jashtëzakonshëm politik, duke dëmtuar buxhetin e shtetit dhe duke forcuar pozitat e rrjetit të tij kriminal.

Megjithë krimet dhe shkeljet e rënda, institucionet kanë dështuar të veprojnë. Në vend që të ishte shembulli se askush nuk është mbi ligjin, rasti i Salillarit po tregon se në Shqipëri oligarkët mund të veprojnë pa frikë nga drejtësia.

Dështimi i SPAK në këtë çështje është i qartë dhe i rrezikshëm, sepse përforcon bindjen se krimi i organizuar, kur ka mbështetje politike, është i paprekshëm. Ndërkohë, qytetarët mbeten viktima të një sistemi të kapur nga interesat private.

Ndaj Postimin: