Televizioni Apollon, i themeluar më 30 korrik 2003 nga Artur dhe Dhurata Rustemi, ka shënuar një rrugëtim të suksesshëm në peizazhin mediatik. Ai filloi aktivitetin me 12 punonjës dhe me kalimin e kohës ka arritur të zgjerojë stafin e tij në mbi 30 profesionistë të angazhuar. Investimet e tij kanë çuar në një rritje të konsiderueshme, duke u shndërruar në një televizion rajonal që i qendron afer problemeve te qytetarëve.
Në vitin 2019, Apollon u adaptua në një format digjital, duke implementuar teknologjitë më të fundit për të përmirësuar cilësinë e transmetimeve. Sot, televizioni ndiqet në shumë platforma në të gjithë botën, i vetmi ne qytetin e Fierit, duke ofruar një përmbajtje të pasur dhe të diversifikuar që arrin një audiencë globale. Angazhimi i tij për të informuar publikun e bën TV Apollon një aktor të rëndësishëm në mediat shqiptare dhe më gjerë.