Rreth 500 qytetarë të organizuar nga Vlora janë nisur për të marrë pjesë në protestën e thirrur sot nga Partia Demokratike në Tiranë.

Drejtuesit e degës së PD-së në Vlorë konfirmojnë se pjesëmarrësit do të udhëtojnë kryesisht me makina private.

Burime bëjnë me dije se, përveç këtij numri të konfirmuar, dhjetëra qytetarë të tjerë pritet t’i bashkohen protestës në mënyrë individuale, pa qenë pjesë e strukturave të organizuara.

Ndërkohë, edhe pjesëmarrësit nga degët e PD-së në Fier, Patos, Roskovec dhe Mallakastër janë nisur sot drejt Tiranës.

Nga Fieri, rreth orës 12:00, janë nisur 60 automjete, nga Patosi rreth 20 automjete, ndërsa nga Mallakastra (Ballshi) rreth 15, të gjitha me mjete private.

Nga Roskoveci, janë nisur afro 30 automjete me rreth 100 persona.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033