Rrëshqitje masive toke në fshatin Vajzë, rrezikohen banesa të pabanuara

Një rrëshqitje masive e tokës është konstatuar në fshatin Vajzë të qarkut Vlorë, konkretisht në lagjen Sheraj, në zonën e njohur si Beun. Sipas të dhënave zyrtare, rrëshqitja është aktive dhe po avancon drejt tre banesave të pabanuara.

Autoritetet kanë bërë të ditur se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përkatëse, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe ekziston rreziku i zgjerimit të mëtejshëm të rrëshqitjes, veçanërisht në rast të reshjeve të reja.

Aktualisht nuk raportohet për rrezik të drejtpërdrejtë për banorët, pasi objektet që ndodhen në zonën e rrezikuar nuk janë të banuara. Megjithatë, autoritetet mbeten në gatishmëri për të ndërhyrë në kohë nëse situata përkeqësohet.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033