Qyteti i Fierit u gdhi sot në nën shenjën e motit të keq, me reshje intensive shiu të shoqërura nga erëra të forta.
Reshjet nisën me intensitet të ulët që në orët e para të mëngjesit, por situata u përshkallëzua ndjeshëm në orët e mesditës, kur reshjet u bënë më të dendura dhe erërave iu shtua fuqia.
Megjithëse reshjet ishin të konsiderueshme, burime zyrtare konfirmuan se deri më tani nuk ka pasur raportime për dëme materiale apo përmbytje. Gjithsesi, lëvizja e automjeteve është vështirësuar ndjeshëm për shkak të trafikut të renduar, sidomos në akset kryesore të qytetit. Festa e fundvitit dhe dendësia e lëvizjeve në këto ditë duket se kanë kontribuar në shtimin e kaosit rrugor.
Në zonën e Frakullës, reshjet intensive duket se kanë ndikuar në furnizimin me energji elektrike. Banorët e kësaj zone kanë raportuar mungesa energjie, por grupet e punës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë tashmë në terren, duke punuar për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë.
Nga ana tjetër, autoritetet lokale i bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme, sidomos në zonat ku reshjet e dendura dhe era e fortë mund të krijojnë probleme në qarkullim.
Moti i keq është një kujtesë e fortë se qyteti i Fierit duhet të jetë gjithmonë gati për të përballuar sfidat klimatike. Ndërsa reshjet vijojnë, qytetarët mbeten në pritje të zhvillimeve të mëtejshme dhe normalizimit të situatës.
One Response
Qyteti Fier ka rreth 7 vite qe nuk njeh permbytje….Aresyet
1. Investimet e Kwf
2.Punes se stsfit te KWF