Rita Petro fiton çmimin “Poeti Laureat” për poezi, shpërthen Natasha Lako: Motivacioni, i tmerrshëm! Futeni jurinë në “Big Brother VIP”

Shkrimtarja e njohur Natasha Lako ka reaguar ashpër ndaj vendimit të jurisë që shpalli Rita Petro fituese të çmimit “Poeti Laureat” për poezi.

Në një postim në rrjetet sociale, Lako shpreh indinjatën e saj për motivacionin e dhënë nga juria, të cilin e cilëson si “të tmerrshëm”, duke e konsideruar të papërshtatshëm dhe banal për një vlerësim letrar të këtij niveli.

Me ironi të fortë, shkrimtarja shton se juria duhet të zhvendoset në një format televiziv argëtues, duke nënkuptuar se kriteret e përdorura janë më afër spektaklit sesa letërsisë.

Postimi i Natasha Lakos:

“Lexoni këtë motivim të tmerrshëm të jurisë me rastin e shpalljes së Poetes Laureate. E respektoj krejt ndryshe poezinë e laureates për vitet 2025–2027.

Poetes iu dha titulli ‘Poeti Laureat’ me motivacionin: ‘Në krijimtarinë e saj prej afro tri dekadash në lëvrimin e poezisë shqipe, ajo ka përcjellë origjinalitet në trajtimin e temave të guximshme, me sinqeritet intelektual dhe me kapërcime e tronditje të tabuve konvencionale e të vjetra moralistike. Poezia e Petros përcillet si provokuese, që çliron energji ndikuese për emancipim individual dhe shoqëror.’

Futeni jurinë në Big Brother VIP, së bashku me Alda Bardhylin, se atje meritohet vërtet çmimi i publikut!”

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033