Rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd–Përrenjas, me devijim provizor dhe kufizim tonazhi

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se sot, në orën 12:00, do të rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd–Përrenjas për të gjitha mjetet, përfshirë edhe tonazhin e rëndë, me kufizim ngarkese deri në 8.2 ton.

Sipas njoftimit, qarkullimi do të realizohet përmes një devijimi provizor të ndërtuar pranë pozicionit ekzistues, deri në përfundimin e plotë të rrugës alternative në shtratin e lumit Shkumbin, e integruar me trupin e hekurudhës.

Segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe përkohësisht do të jetë i paasfaltuar, deri në stabilizimin e shtresave, pas së cilës do të kryhet asfaltimi përfundimtar.

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore për të garantuar sigurinë në qarkullim.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033