Rikthehet furnizimi me ujë në Fier, por vetëm për përdorim sanitar përkohësisht

Pas tërheqjes së lumit Vjosa nga stacioni i pompimit në Kafaraj, është rikthyer furnizimi me ujë në Fier.

Sipas një njoftimi zyrtar të ndërmarrjes së kanalizimeve, uji që aktualisht vjen në rubineta është i përshtatshëm vetëm për përdorim sanitar dhe nuk duhet përdorur për pije apo gatim.

Autoritetet bëjnë me dije se ky kufizim do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë, ndërkohë që po kryhen kontrolle dhe analiza laboratorike për të garantuar sigurinë e ujit për konsum njerëzor.

Qytetarët këshillohen të respektojnë udhëzimet dhe të përdorin burime alternative të ujit të pijshëm për nevojat e përditshme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033