Rikthehen përplasjet te Kuvendi, Policia ndërhynë me ujë dhe gaz

Pas një qetësie të përkohshme, përplasjet janë rikthyer përpara Kuvendit, ku një grup protestuesish është riorganizuar dhe ka nisur hedhjen e molotovëve.

Policia ka reaguar menjëherë duke aktivizuar mjetet antidhunë. Autoboti është vendosur në funksion dhe po përdoret ujë me presion për të mbajtur larg protestuesit nga godina e parlamentit. Në të njëjtën kohë, po përdoret edhe gaz lotsjellës.

Pamjet nga terreni tregojnë hedhje të vazhdueshme molotovësh, ndërsa policia përpiqet të shpërndajë turmën dhe të ruajë perimetrin e sigurisë.

Situata para Kuvendit vijon të jetë e tensionuar dhe nën kontrollin e forcave të rendit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033