Rezoluta kundër Iranit, Berisha: PD shpall Gardën Revolucionare organizatë terroriste

Kuvendi miratoi rezolutën që shpall Iranin si shtet sponsor të terrorizmit pa praninë e opozitës, ndërsa pas votimit ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në një deklaratë zyrtare, Partia Demokratike shprehet se e konsideron Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste dhe e cilëson regjimin në Teheran si një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare.

Sipas PD, Republika Islamike e Iranit është “sponsori kryesor i terrorizmit në botë” dhe një rrezik për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Në reagim, opozita dënon gjithashtu sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit Persik, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Kuvajtin dhe Bahrejnin, duke shprehur solidaritet me këto vende.

Partia Demokratike deklaron se mbështet përpjekjet e SHBA-së dhe Izraelit për ndryshim regjimi në Iran, duke e cilësuar këtë si një hap drejt garantimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Deklarata vjen pas miratimit të rezolutës në Kuvend, e cila u votua pa pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033